JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Maska në rrugë s’të mbron…”/ Habit mjeku: Në spital është si ruleta ruse, varet ku bie
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 17/10/2020 16:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit, pasi ditë pas dite MSH është duke publikuar shifra rekord të infektuarish. Gjithashtu është rritur ndjeshëm edhe numri i personave të shtruar në spitale, çka është edhe problem më i madh përsa i përket sistemit shëndetësor. Lidhur me situatën të krijuar në vend ka folur edhe mjeku pneumolog Arjan Mezini. Për abcnews ai u shpreh se maska në rrugë nuk të mbron nga koronavirusi dhe shton se këtë nuk e ka parë në asnjë studim.

Ndër të tjera mjeku ka habitur me deklaratën e tij, pasi ka thënë se të shkuarit në spital është si ruleta ruse, ku sipas kolegut të tij “varet se ku do biesh”. Kjo shprehje ka qenë një parantezë për tu kujtuar shqiptarëve disa nga rregullat për parandalimin e virusit. Gjithasht “ruleta ruse” e thënë nga goja e një mjeku, na jep një mesazh të qartë që askush nuk e di se çfarë ndodh në spitale.