JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Policia e burgjeve paralajmëron protesta, kërkohet rritja e pagave dhe plotësimi i vendeve vakante
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17/10/2020 17:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në datë 25 shtator Sindikata e Shërbimeve Policore i ka dërguar një letër kryeministrit Rama. Në këtë letër, përfaqësues të Sindikatës kishin listuar disa probleme shqetësuese. Ata ndër të tjera kërkonin edhe rritjen e pagave në policinë e burgjeve. Pavarësisht apelit të vazhdueshëm ndaj shtetit, kërkesat ranë në vesh të shurdhër. Duke marrë shkas nga kjo situatë, Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë paralajmëron nisjen e protestave. Sipas Valentin Macajt, kreut të Sindikatës, nuk është marrë asnjë hap, ndonëse rritja e pagës është miratuar me VKM. Valentin Macaj, deklaron se nga dalja e vendimit të Këshillit të Ministrave për rritjen e pagës, ka një mungesë dialogu ndaj do të nisen protestat për plotësimin e kërkesës. Gjithashtu Macaj tha se situata e vështirë e punës dhe plotësimi i vendeve vakante janë disa nga pikat e tjera ku qeveria duhet të marrë masa për të dhënë një zgjidhje.

Kreut i Sindikatës tha:

Vendosmëria jonë për të nisur protestat me punonjësit e sistemit penitenciar shqiptar nga veriu në jug do të jetë e fortë, e shpejtë, e guximshme, derisa të realizohen kërkesat e punonjësve të policisë. Shteti duhet të marrë masa edhe për plotësimin e organikës pasi mungojnë mbi 180 punonjës, pagesën korrekte të punonjësve të policisë, dhënien e trajtimit ushqimor