JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dosja e ryshfetit/ Sekseri në arrest shtëpie, falenderon për ndryshimin e masës: Diçka që nuk na vret na bën më të fortë!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17/10/2020 20:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Apelit ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Xhevair Dervishin. Ky i fundit akuzohet se ka bërë rolin e sekserit në dosjen e ryshfetit që prokuroria zbuloi rreth një muaj më parë. Ndërkohë bashkë me Dervishin, në pranga përfundoi edhe pedagogu Alket Dino, i cili do të vijojë të vuajë dënimin brenda në qeli. Alket Dino dhe Xhevi Dervishi, të dy pedagogë në Univesrtin “Fan Nol” në Korçë, u vunë në pranga pasi u akuzuan se merrnin para në këmbim të notës së provimeve të studentëve. Dino është pedagog i shkencave sociale dhe sipas njoftimit zyrtar, akuzohet se është parësori në këtë korrupsion, kurse Dervishi, ishte sekseri.

Masa e sigurisë për Dervishin u ndryshua për shkak se i akuzuari i paraqiti gjykatës një raport mjekësor ku pretendohej se ishte i sëmurë. Pas kësaj togat e zeza caktuan që Dervishi të përballet me masën "arrest shtëpie" dhe kjo deri në përfunim të procedurave hetimore.

Menjëherë pas vendimit që mori trupa gjykuese, Dervishi ka falenderuar miqtë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet falenderues ndaj atyre që e mbështetën.

Postimi i Xhevair Dervishit:

Faleminderit familja ime! Faleminderit zot!Faleminderit për gjithçka njerëzit e mi të dashur! Miqtë e mi, dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj, në këtë situatë të vështirë për mua dhe familjen time! Sot jam pranë familjes dhe njerëzve të mi! Diçka që nuk na vret na bën më të fortë! Faleminderit!