JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shteti vjel shqiptarët, pasurohet Ardian Çela! 20 MILION Lekë nga gjobat për maskat
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17/10/2020 21:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe ditën e sotme policia ka vijuar punën e saj në terren për të monitoruar zbatimin e masës së re lidhur me mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse që në momentin që del nga shtëpia. Masa qesharake e vendosur kohët e fundit nga kryeministri si duket nuk është zbatuar nga të gjithë qytetarët. Të gjithë këta që kanë dalë kundër shtetit janë dënuar me një gjob. Mësohet se që prej orës 17:00 të datës 16.10.2020 deri në orën 17:00 të datës 17.10.2020, shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila. Me pak fjalë tashmë shteti ka marrë thuajse 2 034 000 lekë nga këto masa administrative të vendosura për mosmbajtjen e maskës.

Nga të gjobiturit disa kanë vendosur që të mos identifikohen, por Policia e Shtetit ka vijuar procedurat e caktuara të urdhëruara nga shefi. Sipas urdhërit, këta të rinj janë shoqëruar në ambientet e policisë dhe më pas janë detyruar të identifikohen dhe të ndëshkohen me masën administrative 3000 lekë pastaj janë lënë të lirë. Ndërkohë policia për të përmbushur detyrën e saj, për të gjobitur "fajtorët" që nuk vendosin maskën, ka rritur prezencën e punonjësve të Policisë Kriminale në territor me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë si dhe monitorimin e masave anticovid.

Duke falenderuar ata që frikësohen nga gjoba dhe vendosin maskat, Policia e Shtetit apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi policia është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre. Veç kësaj Policia e Shtetit kërkon që qytetarët të mbështesin akoma më shumë Policinë dhe të raportojnë në numrin 112 dhe të denoncojnë paligjshmëritë.