JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bledi Çuçit “i fluturon tepeleku”, i jep Salillarit 3 miliard lekë në tenderin ku gjithë konkurruesit ofruan vlerën zero
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17/10/2020 21:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Apapapa, ç’paska qenë ky Salillari. “Gojët e liga” thonë se është një ndër më të preferuarit e “lartmadhërisë”, Edi Ramës. Madje aq i preferuar qenka, sa Rama nuk heziton t’i puthë edhe tullën e rrudhosur nga mosha. Jo se ka patur ndonjë dëshirë të madhe, por me siguri e ka bërë nga përfitimet ekonomike që të dyja palët fusin në xhep në kurriz të shqiptarëve.

Siç ju kemi përmendur dhe më parë, Pëllumb Salillari hyn vërtetë në personat më të preferuar edhe sa i përket fitimit të tenderave, pasi në vetëm 8 vitet e fundit rezulton se ai ka fituar mbi 86 milionë euro. Dhe këtyre miliona eurove, që sigurisht as ju dhe as stërnipërit tuaj nuk do t’i shikoni ndonjëherë me sy, do t’i shtohen dhe gati 3 miliardë lekë të tjera.

Po cili është “bamirësi” i Salillarit kësaj rradhe? Është vetë Bledi Çuçi me ministrinë e tij. Kështu, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rezulton se ka zhvilluar në tender me numër reference REF-69942-08-27-2020. Objekti i kësaj procedure prokurimi është “Rikonstruksion i godinës së QTTB Fushë-Krujë dhe ndërtim godine”. Ky tender ka patur një fond limit prej 275,307,895 lekësh të reja pa TVSH dhe Salillari është shpallur fitues me vlerën e paraqitur prej 245,561,739 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Por Salillari nuk ka hyrë në garë i vetëm. Sipas dokumentave të tenderit rezulton se fituesi është një bashkim operatorësh që përbëhet nga firma “Salillari” SHPK me pronar Pëllumb Salillarin dhe firma “Praslin Investment” SHPK me pronar Roland Ziun.

Përtej faktit se vlera e ofruar nga fituesit përbën 90% të vlerës së fondit limit, një fakt mjaft i dyshimtë tërheq menjëherë vëmendjen. Cili është ky fakt do pyesni ju? Në tender kanë marrë pjesë vetëm 4 kompani, përfshirë këtu edhe fituesit "Salillari" dhe “Praslin Investment”. Por që të gjitha firmat e tjera në të ashtuquajturën garë, nuk kanë ofruar fare vlerë ekonomike. Pra rrjedhimisht nuk ka patur fare garë reale dhe këto kompani kanë marrë pjesë sa për sy e faqe. Ky është një nga ato raste ku dyshimet bëjnë “muu” dhe ku organet kopetente duhet të fillojë menjëherë hetimet. Si thua ti Bledi?