JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Realiteti në Tiranë/ Vogëlushi 4-vjeçar s’ka ku të luajë me shokët, i lutet Lali Zdromsit t’i shtrojë sheshin
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/10/2020 17:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Kemi publikuar shpesh raste ankesash nga qytetarët e Tiranës në lidhje me rrugët e pashtruara dhe mungesën e kushteve minimale në shumë zona të kryeqytetit. Ndërkohë në përgjigjet që jep kryebashkiaku Veliaj, shihet shpesh që premton se do ndërhyhet dhe do rregullohet gjendja. Por në shumicën e rasteve këto ngelen thjesht premtime boshe dhe asgjë nuk bëhet. I tillë është një mesazh i mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku një djalë 4-vjeçar i ka dërguar Veliajt një kërkesë që para tre vitesh, që lagjja e tij në Njësinë 1&2 të rregullohet, me qëllim që të ketë një vend për të luajtur me shokët. Ndërkohë kanë kaluar tre vite e gjysmë, dhe Lali Zdromsi nuk ka kthyer përgjigje dhe nuk ka vënë dorë për ta rregulluar.
Mesazhi i qytetares:
JOQ Albania ja pra kane kaluar 3vite e gjysem nga publikimi i videos dhe Bashkia qe reagoi dikur ska ardh as ta shohin situaten.