JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Agim Ismailit të “burgjeve” i ikën “mendja”, i jep 320 milionë firmës që vodhi tenderat
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11/01/2021 21:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Agim Ismaili është drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Rezulton se institucioni i drejtuar prej tij, i ka dhënë një tender në vlerë rreth 320 milionë lekë të vjetra me TVSH një kompanie të akuzuar dhe dënuar për abuzim e vjedhje tenderash pikërisht në këtë drejtori.

Bëhet fjalë për kompaninë “SINANI TRADING SHPK” në pronësi faktike të Shemsi Sinanit, e cila është përfshirë në një aferë manipulimi dhe vjedhje tenderi në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve disa vite më parë. Shemsi Sinani u dënua me burg nga gjykata për abuzime me ushqimin e të burgosurve.

Gjatë asaj kohe kompania quhej "M. B. KURTI", por pas skandalit ndryshoi emrin në “SINANI TRADING SHPK” me sa duket për ti patur duart e lira për të përvetësuar përsëri miliona nga ky institucion. Kompania me emrin e ri tashmë drejtohet nga djali i Shemsiut, Ledion Sinani.

Objekti i tenderit në fjalë për ironi të fatit, ka të bëjë përsëri me ushqimet e të burgosurve, më konkretisht është “Loti 1: “Blerje bukë për nevoja emergjente të DPB, për të dënuarit në IEVP-të”. Si duket këtij institucioni i ka pëlqyer jashtë mase teknika e vjedhjes së aplikuar nga kompania saqë i ka dhënë përsëri 320 milionë të tjera.