JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kasano shpërthen ndaj Kontes: Të zhduket menjëherë nëse nuk fiton ndaj Juventusit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/01/2021 10:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-lojtari i Interit, Antonio Kasano, ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të zikaltërve, Antonio Kontes dhe lëvizjeve që ai bëri në fund të ndeshjes me Romën, e cila përfundoi në barazim 2-2. Kasano thotë se Interi është i detyruar të fitojë ndeshjen e radhës me Juventusin dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë Konte duhet të largohet menjëherë.

Kasano u shpreh:

Nëse Interi e fiton ndeshjen, askush nuk thotë gjë. Interit sapo i lë hapësira, futet nga anët për të sulmuar. Nëse të gjithë ndeshjen e keni në dorë, nuk mund të nxirrni nga loja Hakimin dhe Lautaron, për të futur Perisiçin, ai është si peshku pa ujë. Nuk ka lidhje me atë që e vendosin. Gabimi më i madh, ishte ai zëvendësim ndaj Romës. Nuk mund të heqësh Lautaron për Perisiçin, i cili është lojtar shumë i mirë, por nuk ka asnjë lidhje me këtë mënyrë loje. Juve ka probleme, unë pres që në fund Interi të jetë +5 nga ndjekësit. Konte thotë gjëra që më shqetësojnë, ai është i detyruar të fitojë, kush thotë të kundërtën po thotë një m**. Nëse nuk ia del të fitojë në fund, duhet të zhduket menjëherë. Nëse Interi nuk fiton të dielën ndaj Juves, ekziston rreziku që të dalë nga lufta për titullin."