JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Të shtëna me armë zjarri në Milot, plagoset një person
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/01/2021 12:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Milot, ku është plagosur me armë zjarri personi i identifikuar si shtetasi Ylli Ibrahimi, 45-vjeç. Nga informcionet paraprake bëhet me dije se ai është plagosur në këmbë. Ndërkohë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Sipas Fax, ai është qëlluar me 30 plumba nga një motor në lëvizje. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.