JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Po raportonte për situatën Covid, gazetarja e CNN përlotet në transmetim live
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/01/2021 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Korrespondentja e CNN, Sara Sidner, nuk ka mundur ta mbajë veten gjatë raportimit live për COVID-19. Ajo shpëtheu në lot dhe nuk mundi dot t’i kontrollonte emocionet. Më shumë se 375 mijë qytetarë në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën nga COVID-19 dhe Sidner që ka raportuar nga 10 spitale të ndryshme gjatë pandemisë, ka thënë që virusi ka goditur rëndë komunitetin me ngjyrë.

Sidner tha:

Komuniteti i hispanikëve dhe atyre me ngjyrë po goditen më rëndë. Mos e lejoni veten të jeni në këtë listë. Nëse vërtet i doni më të dashurit tuaj, mos lejoni të ndodhë një gjë e tillë.

Sidner intervistoi një grua nga Kalifornia që humbi nënën dhe njerkun për shkak të Covid-19. Çifti ndërroi jetë brenda 11 ditëve nga njëri-tjetri dhe familja Sesma mbajti funeralin në një parking. Por më vonë ajo kërkoi ndjesë për reagimin e saj, edhe pse kolegët u munduan ta mbështesnin duke i thënë se është diçka normale dhe njerëzore.

Burimi: CNN |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania