JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Policia ‘eliminoi’ emigrantin 23-vjeçar/ Plasin protestat në Belgjikë, qytetarët e irrituar shkatërrojnë gjithçka
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/01/2021 21:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë mbrëmjes së sotme Brukseli u përfshi nga protesta masive, pasi policia 'eliminoi' një person me ngjyrë, i cili po filmonte me celularin e tij një ndërhyrje të oficerëve. 23-vjeçari i quajtur Ibrahima, humbi jetën në rajon pasi ishte arrestuar nga forcat e policisë. Ndërsa familja e tij është informuar gjashtë orë më vonë. Disa orë më vonë pas kësaj tragjedie, shpërthyen protestat e fiqishme. Disa protestues u lënduan në përleshjet me policinë. Barrie 23 vjeç me origjinë afrikane, u arrestua mbrëmjen e të shtunës për thyerjen e rregullave të koronavirusit dhe u dërgua në komisariat.

Gjatë protestës, për të larguar demonstruesit, policia ka hedhur ujë në drejtim të tyre si dhe sprai. Protesta nisi paqësore dhe e organizuar nga grupi aktivist AJGB me thirrjet për zbulimin e 'eliminimit' të Ibrahim. Ndërkohë është ende e paqartë se si 23-vjeçari humbi jetën.

Burimi: aa.com |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania