JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zgjohet Barcelona, tenton transferimin e Sergio Agueros
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/01/2021 22:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona po lë pas momentet e vështira dhe javët e fundit duket në formë të mirë. Gjiganti katalanas po mendon edhe merkaton. Mediat spanjolle shkruajnë se trajneri Koman është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Agueron. Agueros i skadon kontrata në fundin e sezonit dhe do jetë i lirë. Argjentinasi ende është duke pritur kontratën e re të “Qytetarëve”, por ndërkohë është i lirë të negociojë edhe me skuadra të tjera.

Sipas The Sun, Barcelona është e interesuar për transferimin e Agueros, teksa janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe në vitet e fundit argjentinasi ka bindur të gjithë me super përformancat në Premier League dhe në Ligën e Kampionëve. Një transferim i tillë mund të bindë edhe Messin të rinovojë kontratën, ngaqë janë miq të mirë prej shumë vitesh.