JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I vuri flakën fqinjës/ Flet banori që i shpëtoi jetën gruas: Është budalla, na ka zënë belaja
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/01/2021 23:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasditen e sotme u regjistrua një ngjarje jo e zakonshme në Elbasan, ku një i ri pas një konflikti me fqinjën e tij i hodhi kësaj të fundit benzinë dhe më pas tentoi t’i vendosi flakën. Por, një person arriti të shmangte tragjedinë. Ai rrëfeu se gjithçka nisi nga fqinji i cili ishte i alkoolizuar dhe shau komshien, dhe më pas i hodhi benzinë dhe i shkaktoi diegie në trup. Banori tha se reagoi menjëherë duke i hedhur asaj një peshqirë të lagur.

Më konkretisht, banori është shprehur:

Të gjithë zonën e ka zënën belaja. I vuni shkrepësen asaj. Ajo gruaja u dogj komplet. Mora disa peshqira të lagur që kisha aty dhe ja hodha në kokë, e fika në moment. Unë i dhashë ndihmën e parë. E shau ai çuni, gruaja u fut brenda por i vuri bidonin e benzinës në kokë. Djali u dogj nga veshi. Ai ishte budalla, e merr policia e mban 2 orë, e nxjerr prap. Kemi gjetur belanë me të.

Ende nuk janë të qarta motivet e konfliktit, ndërsa në vendngajrje duken shenjat e zjarrit. Ndërkohë, autori i ngjarjes Ndriçim Zekthi ndodhet aktualisht në komisariat.