JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Dhoma e Përfaqësuesve voton pro shkarkimit të Donald Trump
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 13/01/2021 23:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka votuar ditën e sotme për ngritjen zyrtarisht të akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Rezoluta për ngritjen e akuzave u miratua me 232 vota pro dhe 197 kundër. Kjo ngjarje shënoi të parën herë në historinë SHBA kur ndaj një presidenti ngrihen dy herë akuza për shkarkim, këtë here për nxitje dhune lidhur me sulmin në Kapitol. Ndërsa republikanët votuan në bllok kundër ngritjes së akuzave për shkarkim të Presidentit Trump vitin e kaluar, nën akuzën për presion ndaj Ukrainës për të hetuar demokratin Joe Biden.

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, patën njoftuar këtë radhë se nuk do t’u bënin presion anëtarëve të tyre për të votuar kundër përpjekjeve për shkarkimin e Donald Trump. Demokratëve që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësueve iu bashkuan edhe 10 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve, duke mbështetur përpjekjet për të shkarkuar presidentin. Kujtojmë se kjo akuzë ka ardhur vetëm një javë para se Trump t'i mbarojë mandati si president i SHBA.

Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania