JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Grigor Joti bën lekë me Universitetin e Tiranës, 90 milionë për letra e kancelari në një kohë që mësimi është online
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16/02/2021 22:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shprehja “leku letër” duket se nuk ka dalë më kot. Përditë e më tepër po e vërteton veten e saj si një ndër shprehjet më kuptimplota të kohëve të fundit në Shqipëri. E duket se në rastin konkret “leku letër” vlen tashmë për biznesmenin Grigor Joti dhe kompanitë e tij.

Kështu rezulton se njëra nga firmat e tij, “IT Gjergji Kompjuter” ka përfituar plot 90 milionë lekë të vjetra me TVSH nga Universiteti i Tiranës. Këto para janë përfituar për blerje letre e kancelarie për këtë universitet, ndonëse mësimi zhvillohet online. Natyrshëm shtrohet pyetja se përse i duhen letrat e kancelaritë në këto vlera shpenzimesh kaq të larta Universitetit të Tiranës, ndërkohë që mësimi nuk zhvillohet fizikisht por vetëm online? Përgjigjia më e mundshme dhe më e logjikshme është që bëhet fjalë thjesht për një tender “me letra” për të përfituar një “dorë të mirë” lekësh.

Më konkretsht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-80439-11-27-2020 dhe me objekt “Loti 1: Blerje letër A4, materiale kancelarie për UT”. Shikohet se Grigor Joti ka marrë pjesë në tender me dy kompani të ndryshme por të dyja në pronësi të tij, përkatësisht “IT GJERGJI KOMPJUTER” dhe “INFOSOFT OFFICE”, e para me vlerë më të ulët dhe e dyta me vlerë pak më të lartë. Kuptohet qartë se kompanitë kanë marrë pjesë sa për numër pasi fituesi dihej. Për sa kohë nuk ka asnjë autoritet shtetëror që të hetojë këto tendera, duket se leku do të vazhdojë të jetë letër në këtë vend.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?