JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mirlinda Karçanaj zbraz thesin, 1.5 miliardë IKUBINFO për trafikun detar
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20/02/2021 22:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha rilindase e AKSHI-t vazhdon përsëri të zbrazë thesin e parave të shqiptarëve për t’i shpërndarë tek kompanitë e oligarkëve. Rasti më i fundit është një tender nëpërmjet të cilit i ka dhënë rreth 1.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH kompanisë IKUBINFO, e cila ka si një ndër pronarët e saj edhe administratorin e “INFOSOFT SYSTEMS”, Armand Sharra.

Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-73389-09-29-2020 dhe ka për objekt “Sistemi i bazës së të dhënave për Trafikun Detar- për Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare”. Tenderi ka patur si fond limit vlerën prej 130,126,659 lëkë të reja pa TVSH dhe në të kanë marrë pjesë 4 kompani.

Vihet re se njëra nga kompanitë ka ofruar rreth 230 milionë lekë të vjetra pa TVSH më pak sesa IKUBINFO, e megjithatë ky fakt nuk e ka penguar Mirlindën që të shpallë fituese firmën në pronësi pjesore të Armand Sharrës. Nga ana tjetër vihet re se edhe diferenca mes vlerës fituese dhe fondit limit është thuajse identike. Të dyja këto fakte krijojnë dyshime të forta se fituesi është paracaktuar me kohë nga Mirlinda Karçanaj.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?