JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Planeti po shuhet ngadalë”/ Qytetari shokon me deklaratën: Një person thotë se flet me UFO-t, po na fut frikën!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/02/2021 16:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jetojmë në epokën ku informacioni dhe idetë shkëmbehen me një shpejtësi marramendëse. Rrjetet sociale janë një shembull i kësaj, ku gjatë “lundrimit” në to shpesh ndeshemi me ide dhe eksperienca nga më të ndryshmet. Dhe padyshim diskutimet mbi jetën aliene dhe parashikimet mbi të ardhmen janë një ndër çështjet që hasen më shumë. I tillë është dhe rasti i një banori në zonën e Urës Vajgurore. Ai pretendon se është “profeti” i qytetit dhe deklaron se e kanë rrëmbyer UFO-t dhe e kanë përdhunuar. Në lidhje me rastin e tij, një qytetar ka shkruar në redaksinë JOQ Albania, ku ndër të tjera shprehet i shqetësuar dhe se personi në fjalë po i frikëson jashtë mase. Siç duket edhe në një foto të dërguar nga ana e qytetarit, personi i ka mbushur rrugët me shkrime të çuditshme të tipit “UFO-t do të sulmojnë planetin tonë”, "Në planetet e tjera s'ka jetë" etje.

Mesazhi i mbërritur:

Persh JOQ un qe po ju shkruaj jam nji banor i Ures Vajgurore! dhe kemi nji shqetsim nga nji person qe hiqet si Profeti qytetit, dhe thot qe mua me kan rrembyer Ufot dhe me kan perdhunuar dhe ata po me tregojne xhdo sekret te tyre! si persh qe do sulmojn planetin tone! dhe nuk ka len cep te qyteti dhe te rrugve pa shkruajtur! po na fut friken!! shpresoj ta publikoni. Flm

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?