JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Mblidhen firmat për zyrtarizimin e Elton Debreshit si kandidat i pavarur për deputet në Dibër
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/02/2021 20:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka bërë me dije se është mbledhur numri i nevojshëm i firmave për të zyrtarizuar kandiminin e pavarur të Elton Debreshit në zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të 25 prillit. Sindikata njofton se qytetarët që kanë dhënë firmën janë shprehur të gatshëm për të votuar Debreshin. Kujtojmë se kandidati Elton Debreshi është minator dhe një pjesë të mirë të ditës e kalon duke punuar në minierë. Ai do të kandidojë si deputet i pavarur.

Reagimi i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës:

Kemi përfunduar mbledhjen e firmave për kandidimin e Elton Debreshit. Të nderuar minatorë, qytetarë të Dibrës dhe dashamirës anekënd Shqipërisë! Ju njoftojmë se pas katër javësh pune intensive është tejkaluar numri i nevojshëm i firmave për të zyrtarizuar kandidimin e pavarur të Elton Debreshit në zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë këtyre javëve jemi takuar me mijëra bashkëqytetarë, besimi dhe mbështetja e të cilëve na ka mbushur me shpresë. Ata nuk na kanë dhënë vetëm një firmë, por janë zotuar që së bashku ta çojmë deri në fund përpjekjen për miratimin e Statusit të Minatorit dhe vendosjen e Dibrës në qendër të vëmendjes shtetërore. Kandidimi i një minatori të palodhur, sindikalisti të guximshëm dhe njeriu të ndershëm është risi jo vetëm për qarkun tonë, por për mbarë vendin. Zgjedhja e Elton Debreshit do të jetë një ditë historike, e cila do të tregojë se kur punëtorët dhe njerëzit e thjeshtë bashkohen asgjë nuk është e pamundur. Në fund, nuk mund të mos falënderojmë të gjithë minatorët dhe qytetarët, si dhe aktivistët e Organizatës Politike, të cilët janë angazhuar së bashku në takime të panumërta për të mbledhur firmat e kandidimit.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?