JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Andi Bushati: Rama po bën fushatë, bredh si infermier ambulant me vaksina në dorë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/02/2021 21:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Analisti i njohur Andi Bushati, tha se Shqipëria është vendi i vetëm në botë që ka një kryeministër që bredh si infermier ambulant me vaksina në dorë. Ndër të tjera, Bushati ka folur edhe në lidhje me debatin e krijuar së fundmi për vaksinimin e diferencuar të personaliteve ku ka thënë se Rama po e bën këtë për fushatë.

Më konkretisht, ai është shprehur se:

Është padyshim pjesë e fushatës. Jo për faj të qeverisë, jo për faj të shqiptarëve, ne kemi shumë pak vaksina. U mbajt sekret kontrata me Pfizer, maksimumi nga Pfizer do kemi 40 mijë vaksina. Në vend që të thuhet se jemi vend i varfër dhe ka vështirësi në sigurimin e vaksinës, këtu u tha se kemi Edi Ramën dhe po ju vaksinon Edi Rama. Jemi i vetmi vend që kryeministri bredh si infermier ambulant me vaksina në dorë, sa në Rinas, sa në stadium. Kur nuk ke vaksinë, çfarë bën, i ndan njerëzit në dysh dhe nxit një debat.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?