JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“VICTORIA INVEST” merr qindra milionë për pastrimin e Elbasanit duke garuar me veten e saj
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22/02/2021 22:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“VICTORIA INVEST”, kompania e Fatmir Kuçit dhe Ervis Toskës,rezulton se ka “kullufitur” një pjesë të madhe të “tortës” së parave që shpërndahen nga Bashkia Elbasan. Më konkretisht bëhet fjalë për pastrimin e qytetit, që kap një vlerë prej rreth 240 milionë lekësh të vjetra me TVSH.

Kështu, Bashkia Elbasan ka organizuar një tender me numër reference REF-87470-02-17-2021 dhe me objekt “Kryerja e shërbimit të pastrimit për qytetin e Elbasanit”. Rezulton se në këtë tender ka marrë pjesë vetëm një kompani, përkatësisht “VICTORIA INVEST”, e cila normalisht duke qenë pjesëmarrësja e vetme, është shpallur edhe fituese. Shikohet se procedura e tenderit ka qenë me negocim, pa njoftim.

Nga ana tjetër vlera fituese është thuajse e njëjtë me fondin limit të tenderit, duke patur vetëm një diferencë qesharake. E shprehur në shifra, vlera fituese është sa 99.8% e fondit limit, çka është një indikator shumë i fuqishëm se fituesi dihej para nisjes së procedurës së tenderit.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?