JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Jozefina Topalli: Ben Blushi godiste me fjalimet në Parlament, ishin shumë të veçanta
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/02/2021 0:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në episodin e radhës në "Jashtë Loje" e ftuar ishte Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetarja e "Lëvizjes për ndryshim". Gjatë bisedës në lidhje politikën, Topalli u pyet se kush ishte politikani i cili i bënte fjalimet më të bukura gjatë kohës që ajo drejtonte seancat parlamentare. Ajo u shpreh se ishte pikërisht Ben Blushi, i cili dinte se si të prekte me fjalimet që përgatiste.

Topalli tha:

Ben Blushi. Kishte ndërhyrje shumë të veçanta, nuk them më i bukuri apo më i thelli, por që ishin shumë të veçanta. Ndoshta si gazetar ai dinte të prekte dhe të ndërtonte frazën dhe fjalinë në mënyrë që të tërhiqte të gjithë dhe të mobilizonte vëmendjen e njerëzve.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?