JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Historike! Gratë në Arabi do të lejohen për herë të parë t’i bashkohen ushtrisë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 23/02/2021 2:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për herë të parë në historinë e vendit, Arabia Saudite do të lejojë që gratë t'i bashkohen ushtrisë. Ky vendim vjen pas përpjekjeve të princit të Kurorës Mohammed bin Salman për modernizimin e ushtrisë. Më përpara grave iu ndalohej të bëheshin pjesë e forcave ajrore, ushtrisë, flotës detare etje. Kushti që ato të pranohen në radhët e shtrisë është mosha 21-40 vjeç si dhe të mos jenë dënuar penalisht më parë dhe të mos jenë të martuara me të huaj. Çdo grua që dëshiron të bëhet pjesë e ushtrisë duhet të ketë të paktën shkollim të mesëm.

Princi i Kurorës shpreson që ky vendim do të ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të vendit në të gjithë botën. Plani për të përfshirë gratë në ushtri u publikua që në vitin 2019, po i njëjti vit në të cilin gratë u lejuan të largoheshin nga vendi pa marrë leje nga një i afërm mashkull. Kjo u vlerësua si një hap kryesor për t'i dhënë fund sistemit të kujdestarisë që është kritikuar si brenda vendit, ashtu edhe jashtë. Gjithashtu gratë tani mund të ngasin makinën, të punojnë dhe të udhëtojnë në mënyrë të pavarur. Pritet që gratë t'i bashkohen edhe strukturave të drejtësisë dhe të mbajnë postet e gjyqtareve.

Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?