JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Arrestohet gruaja e El Chapos, ndihmoi në arratisjen e burrit të saj
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23/02/2021 7:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gruaja e Joaquin ' El Chapo ' Guzman është arrestuar në Aeroportin Dulles të Uashington DC dhe akuzohet për trafik droge. Emma Coronel Aispuro, një ish-miss bukurie 31-vjeçare me shtetësi amerikane dhe meksikane, u arrestua të hënën. Ajo do të paraqitet në gjykatë të martën përpara Gjykatësit Harvey G. Michael, e akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë për shpërndarjen e kokainës, metamfetaminës, heroinës dhe marihuanës për import në SH.B.A.

Akuzat e trafikimit fillojnë nga 2014 deri në ekstradimin e El Chapos në Shtetet e Bashkuara në janar 2017. Ajo gjithashtu akuzohet se ka ndihmuar burrin e saj në arratisjen e tij famëkeqe të 11 korrikut 2015 përmes një tuneli të gërmuar nën burgun Altiplano, në Almoloya de Juarez, Meksikë.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?