JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kurti thirrje bordit të AKP-së: Mos provoni të hapni valë të re të privatizimit!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23/02/2021 10:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pretendenti për kryeministër Albin Kurti përmes një statusi në Facebook ka kujtuar kohën kur vet si kryeministër i vendit kishte paraparë ndryshimin rrënjësor të statusit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ndërsa tani kur vendi nuk ka qeveri me kompetenca të plota, AKP-ja siç ka thënë Kurti po synon të vazhdojë me valë të reja të likuidimit në kundërshtim me vendimet e marra nga qeveria Kurti në mars të vitit 2020. Ndonëse vendimet e Qeverisë Kurti ishin anuluar nga qeveria Hoti, prapë në fuqi kishte mbetur të mos nis ndonjë valë e re.

Ai i është drejtuar drejtori të bordit të AKP-së me kërkesë që të mos sfidojë mekanizmat institucional dhe të mos provojë të hapë valë të reja të privatizimit apo likuidimit në kundërshtim me vendimet që janë në fuqi.

Postimi i plotë:

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?