JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Paraqitje e shkëlqyer te Atletico, Suarez: Meritoja më shumë respekt te Barcelona, jam i zhgënjyer
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23/02/2021 12:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi uruguajan, Luis Suarez është një nga më të mirët e momentit dhe këtë e thonë shifrat. 16 gola në 20 ndeshje me fanellën e Atletico Madrid tregojnë edhe njëherë gabimin që bëri Barcelona në verë, kur vendosi t’ia bëjë dhuratë rivalëve në La Liga. Gjatë një interviste për "France Football", Suarez i është rikthyer edhe njëherë momentit kur u largua nga katalanasit duke shprehur hapur pakënaqësit për vendimin e papritur dhe mënyrën se si u dha pasi ai po bënte një paraqitje të shkëlqyer me Barcelonën.

Ajo që më shqetësoi dhe më bëri të ndjehem keq ishte kur më thanë se isha i moshuar dhe nuk mund të luaja më në një nivel të lartë, të përballesha kundër ekipeve të forta. Kjo është ajo që nuk më pëlqeu. Nëse nuk do të kisha bërë asgjë për një klub si Barcelona për 3-4 sezone, unë do e kisha kuptuar vetë. Por unë po shënoja çdo vit mbi 20 gola me ata. Gjithmonë kisha statistika të tikë, direkt pas Leo Messit.

Më tej ai tha se e kishte vënë re që gjërat po ndryshonin, dhe se klubi nuk po e llogariste më, prandaj mori vendimin për t'u larguar në një ekip konkurrues si Atletico Madrid. Pasi kishte ende për të treguar nga vetja e tij dhe këtë po e bën më së miri te Atletico.

Tani mund ta shohim të gjithë se nuk është e lehtë të luash me Barcelonën. Shumë lojtarë që kanë firmosur nuk kanë nivelin që ata prisnin prej tyre. Unë luajta për gjashtë vite duke ruajtur një nivel dhe duke qenë në lartësinë e pritshmërive. Gjërat kanë ndryshuar atje, klubi kishte nevojë për ndryshime. Unë e pranova ndryshimin. E vetmja gjë që më mërziti ishte mënyra se si ndodhi. Mendoj se e kam merituar një farë respekti. Ishte një vendim që nuk e parandaloja dot.Ndjeva sikur nuk po më llogarisnin më, kështu që me krenarinë time i thashë vetes se do të vazhdoja të tregoja se sa vlej. Kjo ishte arsyeja pse më pëlqeu ideja të shkojë në një ekip konkurrues si Atletico Madrid.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?