JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pirro Vengu i Portit Durrës “gostit” me 430 milionë firmën që fitoi pa konkurrencë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29/03/2021 22:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Autoriteti Portual Durrës, i drejtuar nga Pirro Vengu vazhdon përsëri të japë tendera në vlera të majme nëpërmjet procedurave të dyshimta. Në rastin më të fundit rezulton se ky institucion ka dhënë rreth 430 milionë lekë të vjetra me TVSH pa konkurrencë fare tek firma AES Communication Shpk.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numëer reference REF-85464-02-01-2021 dhe me objekt “Zbatim projekti Ndarja e rrjetit (network) të sigurisë”. Fondi limit i këtij tenderi është 36,999,950 lekë të reja me TVSH, ose rreth 443 milionë lekë të vjetra me TVSH. Duke hulumtuar mbi dokumentacionin e tenderit vihet re se në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani, pra nuk ka patur fare konkurrencë.

Në këtë mënyrë, fituese është shpallur po kjo kompani në mungesë totale të konkurrencës. Bëhet fjalë për firmën AES communication Shpk në pronësi të Jani Angjeli. Kjo firmë është shpallu fituese për vlerën 36,594,620 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 430 milionë lekë të vejtra me TVSH. Përtej mungesës së konkurrencës vihet re se vlera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 98.9% e tij.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?