JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Posta Shqiptare “hedh në plehra” miliona lekë për të përgjuar se çfarë thonë portalet për të
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02/04/2021 18:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Erdhi leku, erdhi leku”. Nuk është aspak çudi që kjo të jetë moto e përditshme e atyre që punojnë në administratën shtetërore e që merren me tendera. Dhe nuk kanë aspak faj në fakt, pasi rezulton se kjo është koha e artë e lekut nëpërmjet tenderave. Në rastin më të fundit rezulton se Posta Shqiptare, e drejtuar deri para pak kohësh nga kandidati që garon si deputet i PS Laert Duraj, ka planifikuar të bëjë “rrush e kumbulla” rreth 24 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-91797-03-30-2021 që ka si objekt “KONTRATË MONITORIMI”. Nëse hulumton të dhënat specifike të tenderit ngelesh me gojën hapur. Themi kështu pasi rezulton se gjithë këto miliona do të përdoren për monitorimin e lajmeve, kronikave, artikujve, 24 orë, i të gjithë mediave televizive, portale dhe gazeta, ku përmendet Posta Shqiptare. Jo vetëm kaq por monitorimi do të përfshijë 12 kanale televizive, 100 faqe web dhe 20 gazeta e revista. Me pak fjalë të dashur miq, do të “hidhen në plehra” miliona lekë për të përgjuar se çfarë thonë portalet e mediat për këtë institucion.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?