JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Joti dhe Kapisyzi, “Kokat” e Shëndetësisë Shtetërore i japin 500 Milion Lekë Luan Leklit brenda 24 Orësh
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05/04/2021 20:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zgjedhjet po afrojnë dhe paratë publike derdhen lumë në sektorin e Shëndetësisë. “Kokat” e institucioneve shtetërore, Perlat Kapisyzi i Shefqet Ndroqit dhe Enkel Joti i QSUT kanë lëvruar disa “gjëra të vogla” ashtu siç konsiderohen në zhargonin e përditshëm, për oligarkët e firmave të Shëndetësisë. Këtë radhë bëhet fjalë për Luan Leklin, e LEKLI FARMA-s. Të dy krerët e spitaleve më të mëdha të vendit, ata që qarkullojnë miliarda ndër pazare oligarkësh për tenderat që hapin, i kanë dhënë këtë radhë së bashku një gjysmë miliardi të vogël Leklit brenda 24 orësh.

EDI RAMA | ENKEL JOTI

Tenderi i parë që i është dhënë Leklit dhe firmës bashkuar me të, EDNA FARMA të Ilmi Hoxhës, ka një vlerë prej 138 milionë lekësh pa TVSH për Lotin 12, Vecuronium Bromide, 10mg/vial, Vial, ndërsa tenderin e dytë që e ka përfituar bashkuar me MEGAPHARMAN e Robert Çinës dhe Monika Hamzarajt, me vlerë 289 Milionë Lekë për barna për terapinë Anti Covid-19.

Të dy tenderat janë shënuar me FLAMUJ TË KUQ, për Mungesë Konkurrence. LEKLI në të dy rastet ka konkurruar me vetën për të përfituar tenderat me Procedurë të Hapur me anë të një Marrëveshje Kuadër, me 100% të Fondit Limit.

Para publike që i shkojnë një klienti të qeverisë pa garë, pa synuar të minimizohet shpërdorimi i parave publike, duke favorizuar një oligark të vetëm dhe ortakët e tij, me të cilët ndan paratë e taksave të shqiptarëve.

Luan Lekli, nuk është emër i panjohur në këtë fushë, përpos përfitimeve që merr nga paratë e buxhetit të shtetit për shëndetësinë. Ai ka qenë një ndër emrat e gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës për abuzime me çmimet e maskave dhe dezinfektantëve gjatë kohës së pandemisë, duke ia shitur shqiptarëve të dëshpëruar e të kapluar nga frika e infektimit me Covid, mjetet mbrojtëse, me dyfishin e çmimit normal të tregut.

Për përfitimet e kompanisë së Leklit nga paratë publike dhe favorizimet ndër vite në këtë fushë, stafi i JOQ do i bëjë publike gjatë ditëve në vijim.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?