JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Greva futi në kolaps Shqipërinë/ Balluku: Kompania s’ka para, po bëni grusht shteti!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07/04/2021 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme, pas mosarritjes së një marrëveshjeje me kontrollorët e AlbControl, Balluku gjendet në një deklaratë për shtyp për të sqaruar situatën. Tejet e agravuar ajo ka deklaruar se kompania s’ka para dhe kjo pikërisht është arsyeja e grevës së punonjësve.

"Trafiku ajror për shkak të pandemisë ka rënë më 57%. Nëse s’kanë 4000$ në dispozicion stresohen dhe nuk punojnë dot. Mund t’ju duket si batutë por s’është. Para e tyre është bërë 2490 dollarë se kompania s’ka para. Punonjësit merrnin paga nga 4000 dollarë. Vitin e kaluar Albcontrol ka rishikuar pagat. Punonjësit deklaruan se janë të paaftë për të punuar. Në fund të vitit, kompania s’mund të ketë para mënjanë. Tashmë pagat janë 2490 dollarë, punonjësit deklaruan se janë të paaftë për të punuar. AlbControl është kompani që ofron shërbim jetik, greva është ilegale në thyerje të kodit të punës sepse në shërbimet jetikë s’mund të ushtrohet grevë."-tha ajo ndër të tjera.

Greva e kontrollorëve çoi në mbylljen e aeroportit të Rinasit, duke futur Shqipërinë në një kolaps ajror.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?