JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kaos në Rinas/ Qytetarët jashtë dyerve të aeroportit presin në ankth
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 07/04/2021 14:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme Aeroporti i Rinasit u mbyll totalisht për shkak se Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë. Njoftimi u bë me dije nga ICAO, Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve dhe të gjitha fluturimet nga ky aeroport janë pezulluar deri në orën 10:00 të ditës së nesërme. Punonjësit janë larguar nga puna dhe kanë vendosur të mos kthehen derisa t’u plotësohen kërkesat. Ata shprehen se kjo protestë ka ardhur pasi disa kolegë të tyre u pushuan nga puna në mënyrë të padrejtë. Por kjo ka shkaktuar kaos total, siç edhe shihet nga pamjet ku shumë qytetarëve u janë prishur planet e udhëtimit jashtë vendit.

Nga ana tjetër ministrja Belinda Balluku u shpreh se pezullimi i punës ka lidhje me fushatën politike dhe se pas gjithë kësaj qëndron një grup i mirëfilltë politik.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?