JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I përfshirë në fushatën zgjedhore! Zgjerohen pistat e hetimit të vrasjes së “Kumbarit të Shkodrës”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/04/2021 20:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe pse kanë kaluar disa ditë që nga ekzekutimi i “Kumbarit të Shkodrës”, Bardhok Pllanaj ende nuk ka asnjë informacion mbi autorët apo pistën zyrtare të hetimit. Deri më tani pista kryesore e hetimeve për vrasjen e tij është ajo e përplasjes mes grupeve kriminale në qytetin e Shkodrës, por prokuroria nuk përjashton edhe pistën se eliminimi i tij mund te kenë ndodhur për shkak të angazhimit të tij në fushatë zgjedhore. Sipas “TopChannel” grupi i hetimit po verifikon të gjitha takimet që viktima ka kryer ditët e fundit të jetës në qytetin e Shkodrës. Sidoqoftë , në orët në vijim prokuroria pritet të dërgojë oficerë të policisë gjyqësore për të pyetur anëtarë të familjes së Pllanajt për lidhjet e tij me politikën si dhe për përplasjet në botën e nëndheshme të krimit.

Prokuroria ka njoftuar se ka sekuestruar disa kamera sigurie, me qëllimin për të zbardhur itenerarin e ditës së fundit të automjetit te vrasësve që u përdor nga atentatorët. Për shkak të dinamikës se si është qëlluar Bardhok Pllanaj prokurorët janë të sigurt se vrasja ka lidhje me ngjarje të ndodhura në këtë qytet dhe se autorët gjithashtu janë vendas.

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?