JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kërcënimet ndaj kontrollorëve/ Gazetari-Ballukut: Nuk ke faj ti, por prokurorët që të lejnë të livadhisesh
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07/04/2021 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme Aeroporti i Rinasit u mbyll totalisht për shkak se Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që hynë në protestë. Por, më pas situata u rëndua akoma më shumë, teksa ushtria dhe FNSH-ja zbarkoi në ambientet e aeroportit. E irrituar, Balluku nuk nguroi teksa kërcënoi se kush ka marrë pjesë në grevë do nxirret nga godina nga forcat e armatosura.

Në lidhje me grevën në fjalë, ka reaguar edhe gazetari i njohur Flamur Vezaj. Ky i fundit në llogarinë e tij të facebook i ka kushtuar një artikull Ballukut ku ka nxjerr në pah të metat dhe renditur bëmat e saj të pafundme. Vezaj i ka “rikujtuar” Ballukut që ka punësuar 70% të stafit, konkretisht drejtues pa asnjë lidhje profesionale. Ndër të tjera ai ka theksuar se greva është një e drejtë elementare e njeriut dhe se nuk e ka fajën ajo, por prokurorët që sipas tij e lëjnë të “livadhiset”.

Më konkretisht, Vezaj ka shkruar:

Flet ajo qe i vishte punonjesit si “Mjelma”! Po nuk keni turp qe akoma dilni e llomotitno per ALBControllin! Po ishe vet ti moj “mjelme” qe ke punesu 70 % te stafit aty, sidmos ne nivelin drejtues pa asnje lidhje profesionale me vendin e punes! E kur shkruanim ne dikur ske lene shef e pronar mediash pa marr ne tel duke bere presion! Po si nuk keni turp fare e akoma edhe pas 8 viteve dilni e thoni fajin e kane te tjeret!??Harrove qe nga 2013 deri 2019 edhe masazhet qe ke bere jashte shtetit e festat ne hotele me 5 yje i ke futur si “shpenzime tjera” te kompanise qe drejtoje! E sot qenke shqetesuar per rrogat e atyre qe deri dje i jepje edhe dietat e udhetimit nga Rinasi ne Ministrin qe sot ti e drejton! Para se te dalesh lexo moj lexo se e drejta e greves eshte nje e drejte elementare e njeriut po nuk ke faj ti jo, fajin e kane ata prokurore pa mendere qe te kane lene te livadhisesh akoma e del e na flet broçkulla!

KË DO VOTONI MË 25 PRILL?
  • KË DO VOTONI MË 25 PRILL?