JOQ Albania
Home

Të burgosurit shqiptarë të Greqisë “sfidojnë” ata të Anglisë/ Ja si e kaluan Vitin e Ri
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02/01/2017 19:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas bujës së madhe që bëri në mediat prestigjoze britanike publikimi i disa fotove nga JOQ që tregonin momentet e festimit të Krishtlindjeve nga të burgosurit shqiptarë në një burg të Anglisë, tashmë rradhën e kanë të burgosurit shqiptarë në Greqi.

Ata kanë dërguar një video ku tregohet se si e kanë festuar momentin e ndërrimit të viteve në ambientet e burgut të tyre në Greqi. Djemtë shqiptarë ia kanë marrë një valleje popullore shqiptare në mes të burgut, pa ia bërë “syri terr”. Video është filmuar para një viti, përkatësisht më 1 janar 2016, por vetëm tani djemtë vendosën ta bënin publike, duke parë edhe "shokët" e tyre në Angli.